×
  • Lajme
  • Lajme

    Mjekët turq kryejnë operacione në QKUK

    Insajderi
    02 February 2016 - 15:49

    Duke filluar nga 20 shkurti, një numër i mjekëve nga Turqia do të kryejnë vizita mjekësore dhe operacione në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

    Përgjatë tetë ditëve sa do të qëndrojnë në Kosovë, mjekët turq do të angazhohen në disa klinika të QKUK-së, përfshirë atë të kardiologjisë, kardiokirurgjisë së të rriturve dhe fëmijëve, mjekimit intensiv, kirurgjisë së fëmijëve, obstetrikës me gjinekologji, urologjisë, oftalmologjisë e infermierisë.

    Angazhimi i këtyre mjekëve është bërë në kuadër të Javës së shëndetësisë së Turqisë në Kosovë.

    Përmes një komunikatë për media, Ministria e Shëndetëissë ka thënë se mjekët që do të qëndrojnë në Kosovë janë nga eminentët në Turqi.

    Kjo është herë e tretë që ekspertët  nga Turqia vijnë në Kosovë për të realizuar operacione të ndërlikuara  për pacientët nga Kosova.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark