Testet e kryera në një studim kinez kanë treguar se virusi ishte më i pranishëm tek jashtëqitjet e më shumë se gjysmës së pacientëve të diagnostikuar me COVID-19, raporton Daily Star.
Mjekët kanë paralajmëruar më parë se gazrat përmbajnë grimca të vogla jashtëqitjeje, që mund të përhapin bakteret.
Ata thanë se duhen bërë më shumë hulumtime për të parë nëse sëmundja transmetohet nëpërmjet gazrave truporë.
Mjeku Xander Van Tulleken, i cili prezantoi serialin CBBC Operacioni Ouch si dhe u paraqit në një seri dokumentarësh, ngriti dilemen në rrjetet sociale.
Ai theksoi punën e mjekut Australian Andy Tagg të cilin ai e quajti “një lidhje me atë nëse gazrat mund të shkaktojnë koronavirus”.
Në gjetjet e tij, Dr Tagg përmendi testet e kryera në fillim të këtij viti, të cilat treguan se 55% e pacientëve me SARS-CoV-2 kishin të pranishëm virusin pandemik në jashtëqitje.
“Epo, SARS-CoV-2 mund të zbulohet në fekale dhe detektohet në një individ asimptomatik deri në 17 ditë pas ekspozimit.”
Doktori shtoi se testet e mëparshme kanë treguar se gazrat kanë fuqinë për të spërkatur pluhurin e talkolmit në distanca të gjata.
Megjithatë, ai insiston se nevojiten studime të tjera për ta vërtetuar ose vënë poshtë këtë pohim.