×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Mjeku nga Lipjani denoncon komunën për dallavere në një konkurs, i fton mjekët të largohen nga vendi

    Insajderi
    28 October 2022 - 13:15

    Ylber Selmani, doktor nga komuna e Lipjanit ka bërë thirrje publike mjekëve të përgjithshëm të mos aplikojnë në konkurset e kësaj komune. Sipas Selmanit, në konkurset që po shpallen nga komuna po bëhen manipulime të shumta

    Ylber Selmani që me profesion është mjek kishte konkuruar për punë në një konkurs të komunës së Lipjanit. Pra disa ditë thotë se i është nënshtruar testimit me shkrim dhe intervistës por që nuk është pranuar në punë.

    Beqiri thotë se për gjashtë muaj ka qenë i angazhuar në qendrën për vaksinim të kësaj komune por pavarësisht përvojës nuk është pranuar në punë.

    Ai po hedh dyshime se konkursi ka qenë i manipuluar.

    “Një sqarim për të gjithë ata mjekët e përgjithshëm: Mos aplikoni, mos u mundoni kot sepse konkurset për mjek të përgjithshëm në komunën e Lipjanit i kontrollojnë dhe manipulojnë duke filluar nga kryetari i komunës: Imri Ahmeti e vartësi i tij, drejtori i shëndetësisë Shkelzen Hajdini”, tha Selmani.

    Gazeta Insajderi ka kontaktuar me drejtorin e Drejtorisë së Shëndetësisë në komunën e Lipjanit, Shkelzen Hajdini i cili tha se kryetari e as ai nuk përfshihen në vlerësimet profesionale të komisionit vlerësues.

    “Konkursi ka qenë i hapur për të gjithë të interesuarit, secili mund të aplikoj sipas ligjit në fuqi unë nuk mund të përzihem në vlerësimet profesionale të komisionit vlerësues. Konsideroj që më të mirët janë zgjedhur sepse komisioni janë kompetent”, tha Hajdini për Insajderin.

    Në anën tjetër, Beqiri ka bërë thirrje për mjekët e rinj që të largohen nga vendi. I njëjti thotë se ai “vetëm hijen e ka këtu”.

    “By the way, unë Vetëm hijen e kam në këtë vend, mirëpo këtë shprehje të mllefit e bëra për hir të Mjekëve të rinj (dhe atyre që do të vinë pas!) – ikni sa më shpejtë nga ky vend ,: në USA, Kanad, Gjermani , Zeland të re , Australi ose në “Nowhere Land”vetëm këtu mos rrini”, ka shkruar ai në Facebook.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark