×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Mjeku që mori besimin e Kurtit i pakapshëm nga Policia, ende në arrati

    Insajderi
    11 January 2023 - 16:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Janë bërë dy ditë që kur mjeku që kryeministri, Albin Kurti i besoi pozitën e anëtarit të Bordit të SHSKUK-së, Isuf Zekaj ndodhet në arrati. Latifaj, në cilësinë e shefit të repartit të Kirurgjisë në Spitalin e Vushtrrisë po dyshohet se ka kryer veprën penale “marrje ryshfeti”, shkruan Insajderi.

    Ai dyshohet se në të paktën dy herë ka kërkuar të holla nga pacientët për kryerje të operacioneve.

    Zekaj nuk ka arritur të intervistohet nga Prokuroria pasi që ende nuk është arrestuar. Kështu ka thënë për Insajderin zëdhënësi i Prokurorisë, Valon Preteni.

    “Për njërin person të ndaluar, me iniciale E.S., Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit, dhe seanca pritet të mbahet sot në Gjykatën Themelore në Mitrovicë. I ndaluari tjetër me iniciale A.L., është liruar dhe për të njëjtin do të vendoset në procedurë të rregullt, ndërkaq personi i tretë për këtë rast me iniciale I.Z., nuk është intervistuar ende pasi që ende nuk është arrestuar”, ka thënë Preteni.

    Pas përfshirjes në këtë aferë korrupsioni, Ministria e Shëndetësisë ka iniciuar shkarkimin e kirurgut Isuf Zekaj, nga pozita e anëtarit të Bordit të SHSKUK- së.

    “Lidhur me rastin në Spitalin e Vushtrrisë, na lejoni që të ju informojmë se Bordi i SHSKUK- së ka njoftuar Ministrinë e Shëndetësisë se Spitali i Vushtrrisë, sot ka marr masat komfor legjislacionit në fuqi duke suspenduar tre kirurgë të cilët janë duke u hetuar për vepra koruptive një koheshit , Ministria e Shëndetësisë komfor përgjegjësive të saja ka iniciuar sot shkarkimin e anëtarit të Bordit të SHSKUK- së, Dr. Isuf Zekaj, përfaqësues nga Spitalet e Përgjithshëm”, thuhej në përgjigjen e MSH-se dhënë Insajderit.

    Si u zu në flagrancë Isuf Zekaj duke marrë ryshfet?

    Bazuar në raportimin e Gazetës Shneta, Zekaj në rastin e parë nga një pacient ka marrë 200 euro e nga tjetri 250 euro.

    Pacienti i parë i shtrirë në repart pas operacionit, deklaronte se i është dashur të paguaj 200 euro për materialet e nevojshme për intervenim. Pacienti hezitonte të tregonte detaje duke thënë se për të ishte e rëndësishme që të kryente punë.

    Në rastin e pacientit të dytë të operuar nga Zekaj, flet një familjar i pacientit i cili thotë se i ka dhënë mjekut 250 euro me arsyetimin për të blerë materialet.

    Familjari: Ai i ka kry krejt se unë nuk dijsha

    Sinjalizuesi: Kush vllau a?

    Pacienti: Unë, unë.

    Sinjalizuesi: Ti ja ke dhanë doktorit a?

    Familjari: Po doktorit ja kam dhënë.

    Sinjalizuesi: Sa ja ke dhënë?

    Familjari: 250...Janë tha do më të dobëta 180, por më mirë është 250.

    Ndërkohë sot Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka liruar kirurgun, Arsim Latifaj ndërsa ka kërkuar paraburgimin për kirurgun Ekrem Sefiu.

    /GazetaInsajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark