Insajderi
Lajme

Mjeku që qëndroi pranë babait të Thaçit aderon në PDK

Insajderi
26 November 2025 - 12:15
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Mjeku që qëndroi pranë babait të Thaçit aderon në PDK
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Adriatik Berisha, hematolog, ka aderuar në Partinë Demokratike të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i PDK’së, Bedri Hamza, përmes një postimi në ‘Facebook’, duke thënë se ka treguar përkushtim dhe humanizëm, shkruan Insajderi.

“Ekipit tonë iu bashkua një profesionist i jashtëzakonshëm: hematologu i njohur, Dr. Adriatik Berisha. Përveç ekspertizës së tij, ai ka treguar gjithmonë përkushtim, humanizëm dhe vlera të forta atdhetare. Kosova ka nevojë për profesionistë dhe PDK është shtëpia e tyre. Mirë se erdhe në familjen tonë politike, Dr. Adriatik”, ka thënë Hamza.

Berisha ishte përmendur në publik pasi po mjekonte babain e Thaçit, Haxhi Thaçin. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark