Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor nëpërmjet një njoftimi për media ka njoftuar se aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë sulmuar këshilltarin politik të kësaj ministrie Qeram Telqiu.
MMPH përmes kësaj komunikate ka dënuar veprimet e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosjes ku edhe i kanë shkaktuar lëndime trupore Telqiut.
“Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor shpreh brengosjen e thellë dhe dënon veprimet e sotme politik të Lëvizjes Vetëvendosje, si pasoj e të cilave i janë shkaktuar lëndime trupore Këshilltarit Politik të kësaj ministrie z. Qeram Telqiu”, thuhet në njoftimin për media të MMPH-së.
Në gjashtë mujorin e vdekjes së dyshimtë të aktivistit të VV-së, Astrit Dehari, kjo parti ka zhvilluar ka mbajtur sot një protestë para Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Drejtësisë./Insajderi.com