MMPH: E kemi prioritet përmirësimin e cilësisë së ajrit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    MMPH: E kemi prioritet përmirësimin e cilësisë së ajrit

    Insajderi
    09 December 2016 - 14:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, ka reaguar lidhur me gjendjen e ajrit në Kosovë, gjatë ditëve të fundit.

    Përmes një komunikate për media kjo ministri ka thanë kjo gjendje është krijuar si pasojë e një varg faktorëve si kushtet meteorologjike, emetimet e shtuara nga transporti, emetimet nga sektori i energjisë dhe nga  industria.

    “Sipas informatave nga raportimet online, cilësia e ajrit është e ngjashme e në disa raste edhe më e rënduar në të gjitha qendrat e regjionit të Ballkanit dhe më gjerë. Për publikun e gjerë duam të bëjmë me dije, që sektori i ajrit dhe përmirësimi i cilësisë së tij  është një ndër sektorët me prioritet për MMPH”, thuhet në komunikatën e ministrisë.

    Kjo ministri ka njoftuar se ka planifikuar që në buxhetin e vitit të ardhshëm të ketë 150 mijë euro  për mirëmbajtjen e stacioneve monitoruese si dhe 40 mijë euro për projektin e instalimit të softwerin qendror për informimin në kohë reale për cilësinë e ajrit.

    Në këtë njoftim MMPH, ka përmendur edhe një projekt në vlerën prej 4 milion euro për “ inventarizimin e emisioneve në ajër dhe monitorimin e emisioneve në ajër nga impiantet me djegie të mëdha”.

    MMPH, ka apeluar të qytetarët që gjatë këtyre ditëve, të jenë më të kujdesshëm sidomos në përdorimin e automjeteve për transport, lëndëve djegëse dhe në format tjera të kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë së ajrit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark