×
  • Op-Ed
  • Insajderi

    Moa nga Suedia duhej ta shkruante letrën e saj të vetëvrasjes

    Insajderi
    15 October 2020 - 18:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Autore: Mirja Lakso

    Kjo është një intervistë me një të mbijetuar të dhunës në familje në Suedi. Ajo bazohet në një dokumentar të prodhuar nga Televizioni Kombëtar Suedez, ku aktorët lexojnë transkriptime të ndjekjeve penale që kanë rezultuar të gjitha me dënime me burg për autorët e krimit.

    • Sipas BRÅ-së (Këshilli Kombëtar Suedez për Parandalimin e Krimit), 25% e grave në Suedi do të përjetojnë dhunë në familje gjatë jetës së tyre
    • Në Suedi një burrë vret një grua çdo të tretën javë

    “Moa”

    “Ne ishim një çift perfekt. Çfarë ndodhi në shtëpi askush nuk e dinte. As familja ime.”

    “Në fillim ishim vetëm miq. Por një natë, ai më shikoi thellë në sy dhe më tha se kishte ndjenja për mua … U ndiheva shumë e veçantë dhe ithashë se kisha edhe unë ndjenja për të… Isha vetëm 17 vjeç kur filluam të jetonim bashkë… Ai ishte shumë ndryshe nga djemtë që kisha takuar më parë… Ai ishte një person i qetë dhe i mirë.”

    Moa i shikon katër vitet e para me Sam-in si kohë perfekte, por më pas Sam rregulloi që ai dhe Moa të gjejnë punë në një qytet tjetër. Atje Moa fillon të vërejë një ndryshim tek ai. Ai filloi të irritohet për gjëra të vogla dhe të komentojë se si ajo vishet, se si i duhet shumë kohë për t’i pastruar rrobat dhe se si i mbanë ajo flokët e saj.

    Si rezultat, Moa filloi ta izolojë veten, duke vendosur më pak grim dhe duke veshur rroba më të lëshuara që i mbulojnë trupin.

    “Ne ishim bashkë për katër vite. Kisha një lidhje aq të fortë me të. Unë nuk mund ta lija. Kështu që fillova të ndryshoja veten në mënyrë që ai tëmos më ngacmonte më.”

    Një natë ata vozisin me makinë. Ata qeshin dhe Moa fillon ta njohë Samin siq ishte dikur. Pastaj ai ndalon makinën, zbret në njërin gju dhe i propozon. Ajo thotë po dhe për një muaj gjithçka është mirë, por më pas komentet e këqija rikthehen.

    “Ai filloi të më quante fjalë të ndyra. Thoshte se isha budalla dhe idiot. Jo fjalë super tëndyra, por bollshëm aq sa që ta bëje dikë të ndihet i padobishëm.”

    Një natë Moa pastronte rrobat në dhomën e lavanderisë. Sam hyn dhe është shumë i zemëruar. Ai fillon ta akuzojë atë se po vonon shumë me lavanderi dhe Moa ia kthen fjalën. Pastaj ai për herë të parë e godet atë në fytyrë.

    ”Unë u trondita aq shumë dhe mendova, çfarë lloji të personit është ky. Dhe u trishtova shumë dhe fillova të qaja. Pastaj ai më tha se po qaja vetëm që ta bëja të dukej si një përbindësh.”

    Dhuna eskalon

    “Ai kurrë nuk më la të shkojanë spital me lëndimet e mia. Në vend tëkësaj, ai m’ingjiti me shiritngjitës plagët në të gjithë trupin tim. Këmbët, fytyra, shpinda. Ende kam plagë në të gjithë trupin.”

    Grindjet fillojnë të përkeqësohen dhe dhuna fizike eskalon, duke lënë mavijosje në të gjithë trupin e Moa-s. Por çdo mëngjes pasi Sam e ka rrahur atë, ai është gjithmonë shumë i ëmbël. Ai i bën Moa-s mëngjesin, thotë se i vjen keq dhe premton se nuk do ta rrahë më kurrë.

    “Një natë zgjohem në tre të mëngjesit sepse nuk mund të merrja ajër. Ndjehesha sikur isha duke u mbytur. Ai po qëndronmbi mu duke derdhur ujë në fytyrën time. Kështu që morra ujë në gojë dhe hundë në të njëjtën kohë. Pastaj më rrahu dhe më tha të ngrihem.”

    Gjatë natës Sam rreh Moa-n deri në mëngjes kur ai lodhet dhe bie në gjumë. Por, para se të bjerë në gjumë, ai i thotë asaj se nuk dëshiron ta dëgjojë atë duke marrë frymë, se ajo duhet të jetë plotësisht e qetë.

    Përfshihet Policia

    Apartamenti ku jetojnë Moa dhe i dashuri i saj ka roletne në çdo dritare. Gjatë ditës kur Moa pastron, ato janë gjithmonë të hapur. Por kur Sam e rrahë, ai i tërheq gjithmonë poshtë. 

    “Kur ai po tërhiqte roletnet, e dija që do të rrihesha.”

    Një herë kur Sam është duke rrahur Moa-në dhe duke bërtitur me të madhe se ai dëshiron ta vrasë atë, një fqinj i dëgjon grindjet. Ai thërret policinë. Policia vjen duke trokitur në derë dhe Moa vishet në një përpjekje për t’i fshehur plagët e saj para se të hapte derën.

    “Oficerët e policisë hynë në banesë. Gjëja e parë që thotë njëri prej tyre është – Oh, shiko këtë tastierë të mrekullueshme. Ai duhet të jetë muzikant. Ata nuk komentuan sa e çrregullt dukej apartamenti ose që mbështetësja e divanit ishte thyer pasi ai më kishte goditur kundër saj derisa u prish.

    Mendova, ata duhet ta shohin, por nuk vunë re asgjë. Kisha ndjenjën se policia nuk do të bëjë asgjë, kështu që është për të mirën time që unë të qëndroja e qetë. Përndryshe do të përkeqësohej situata kur ata largohen.

    Pas asaj dite u ndëshkova rëndë. Ai gjithashtu filloi të më ndalonte të bëja ndonjë zhurmë derisa më rrihte.”

    Ida Sweger, avokate:

    “Kur policia shkoi në apartament, Moa mohoi krimin edhe pse ajo ishtë rrahur zezë dhe blu. Apartamenti ishtë në një kaos total që tregon se një lloj trazire ka ndodhur. Oficerët e policisë thonë se ata nuk mund t’i kishin bërë gjërat ndryshe pasi Moa nuk po pranonte dhunën.

    Dikush mund të mendojë se nëse policia do të kishte arritur t’i drejtohej Moa dhe ta bënte të merrte pjesë në raport dhe ndoshta edhe të bënte akuza, atëherëata mund ta kishin shpëtuar atë nga shumë sulme të ashpra për të cilat ajo më vonë u bë viktimë. “

    Henrik Belfrage, profesori kriminalistikës:

    “Policia – detyra e tyre nuk është vetëm të hetojnë krimet. Sipas ligjit të policisë është gjithashtu përgjegjësia e tyre për të mbrojtur neve qytetarët. Dhe për të ditur se kush dhe si ka nevojë për mbrojtje, duhet të bëhet një vlerësim i duhur i rrezikut. Por për fat të keq, policia nuk ka burime për ta bërë këtë. Dhe unë gjithashtu do të doja të shkoja aq larg sa të thoja që autoritetet nuk e marrin këtë seriozisht.”

    Udhëtimi tek familja e Sam-it

    Sam vendos që ai dhe Moa të vizitojnë familjen e tij për të festuar martesën e motrës së tij. Moa nuk dëshiron të shkojë. Ajo ka frikë dhe i thotë se ka shumë frikë të shkojë me të. Sam i thotë asaj se duhet, sepse do të dukej e çuditshme nëse ajo nuk do të ishte atje. 

    “Pothuajse direkt kur futemi në dhomën e hotelit, unë marr një goditje në shpindë. Pastaj një grusht në fytyrë.”

    Sam e godet Moa-në aq fort me një mbajtëse kamere, sa që ndien krahun gati sa po i thyhet. Ai pastaj e merr krahun e saj dhe e vendos mbi këmbën e tij dhe i thotë asaj se tani ai do ta thyejë atë në të vërtetë. Pastaj ai i shtyp krahun e saj duke i shkaktuar Moa-s dhimbje të jashtëzakonshme.

    “Ai mori një kosh plehrash metalike dhe ma vuri në kokë, sepse nuk donte të shihte fytyrën time të neveritshme të përgjakshme. Ai tha se duhet të ulesha me të në kokë derisa të kthehej. Pastaj ai u largua dhe unë u ula plotësisht e qetë. Unë u ula ashtu dhe prita. Plotësisht e ngrirë.”

    Moa ulet e gjakosur me koshin e plehrave në kokë derisa të errësohet jashtë.

    Ditën tjetër Sam duhet të vozis makinën për në dasmë pasi Moa ka shumë dhimbje nga lëndimet. Pas dasmës Sam e komplimenton Moa-n për aftësinë e saj të madhe për të fshehur dhe gënjyer për lëndimet e saj.

    Letra e vetëvrasjes

    “Një ditë ai më uli në tryezë. Unë do të shkruaja letrën time të vetëvrasjes. Unë duhet të shkruaj atë që ai tha dhe pastaj të shkruaja emrin tim. Pastaj ai vendosi doreza plastike, morri letrën dhe e mbylli në kasafortë.”

    Gjatë natës Sam zgjoi Moa-n për t’i thënë asaj se ajo do të vdesë në 4 të mëngjesit.

    “Ai zgjedh një fustan. Kështu që unë do të jem e bukur kur të vdes. Pastaj ai mori një litar dhe më tha ta mbaja në mënyrë që shenjat e gishtërinjve të mi të ishinmbi të.”

    Pastaj Sam e detyron Moa-n, në mes të natës, të dalë në një fushë futbolli. Atje ai e shtyn atë kundër një prej golave të futbollit. Papritmas ai ndryshon mendje për vrasjen e Moa, ai e shtyn atë dhe ata kthehen. Moa ndihet e lehtësuar, por ajo e di që situate vetëmdo të përkeqësohet.

    Në shtëpi:

    ”Ai më kërcënoi se do të më priste lëkurën. Dhe se do ta tërhiqte. Se ai do të më rrjepte lëkurën të gjallë. ”

    Ia Sweger, avokate:

    Kjo ngjarje, do të thoja, i ka dhënë Moa-s plagë të pariparueshme. Dhe është e qartë se dhuna psikologjike është një pjesë e abuzimit. Supozohet se minimizon dhe eleminon një pjesë të integritetit të viktimës. Është jashtëzakonisht serioze. Kështu që po, dhuna fizike dhe psikologjike do të doja të thoja se janëekuivalente. ”

    Rrahja e fundit

    “Herën e fundit kur ai më rrahu ai më mbylli brenda për katër ditë. Ai më rrahu derisa nuk pati forcën për të vazhduar. Në fund më ra të fikët. Dhe kur u zgjova vetëm po mendoja – pse nuk vdiqa? Isha e mbuluar me gjak. Dhe po mendoj që herën tjetër kur të mbyll sytë do të ndaloj së marri frymë.”

    Sam zgjon Moa-n. Ajo nuk mund të flasë. Sam i thotë asaj që ata duhet të shkojnë në emërgjencë, përndryshe ajo nuk do të mbijetojë. Kur hyjnë në spital Moa vendoset në një karrocë dhe Sam pret jashtë. Lëndimet e saj janë aq të rënda saqë duhet të bëhet rrezatimi X. Ajo thotë se ka rënë nga biçikleta, por policia vjen në spital dhe mjekët thonë se bazuar në lëndimet është e pamundur të besosh se ajo ka rënë nga biçikleta.

    “Isha e shtrirë në spital për shumë ditë… Një natë një infermiere erdhi në dhomën time. Ajo më mbajti dorën dhe unë fillova të ndihesha pak më e sigurt. Kështu që e pyeta nëse ishte e vërtetë që isha afër vdekjes, dhe ajo tha se isha shumë afër. Atëherë fillova të kuptoj të vërtetën… fillova të hapem pak nga pak. Ndjeva se si sytë filluan të mëmbushen me lotëdhe si fillova të qaja. Pastaj edhe ajo filloi të qante… Ajo më tha që duhej të tregoja të vërtetën. Se nëse nuk do ta bëja, herën tjetër nuk do të mbijetoja”.

    Policia më vonë kthehet dhe Moa u thotë të vërtetën. Gjyqi vazhdon për katër ditë. Prokurori i Moa-s e ndihmon që ajo të mos duhet ta shohë Sam. Ajo duhet të ulet në një dhomë tjetër.

    “Vetëm kur e dëgjova të kollitej pak më shkaktoi të dridhura. Çdo plagë në trupin tim filloi të dhemb. Pastaj kur ai filloi të flas, unë u shkatërrova plotësisht.”

    Fqinji i Moa-s shpjegon se ai kishte parë ekipe policore me kostume mjeko-ligjore duke hetuar banesën. Prandaj, ai mendoi se ishte në gjyq për të dëshmuar kundër një vrasësi. Gjatë gjykimit ai jep dëshminë e tij dhe pasi del nga salla e gjyqit sheh një person që ecën drejt tij nga skaji i largët i korridorit.

    “Unë nuk e njoha atë. Ajo tha ”Unë dua vetëm të të përqafoj. Faleminderit që thirrët policinë.””

    Dënimi: 9 vjet

    “Nëse shihni shenja që i njihni nga historia ime, shpresojmë se mund t’i bashkoni gjërat dhe të guxoni të raportoni. Sepse do të bëjë ndryshim. Do të ndihmojë”

    To get help:

    Kosovo Police:

    Tel: 112 (nga telefoni mobil) ose 92 (nga telefoni fiks) 038/504 604 6666

    Email: [email protected]

    Qendra për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve (Prishtinë):

    https://www.facebook.com/QMGFPrishtine/

    Kosovo Women’s Network:

    Phone: 038 245 850

    Email: [email protected]

    NGO Women’s Rights (Mitrovica):

    Email: [email protected]

    Facebook Messenger: NVO Zensko pravo

    Ky artikull është një përmbledhje e historisë së Moa nga dokumentari “En våldsamKärlek” prodhuar nga Televizioni Kombëtar Suedez.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark