Insajderi
Insajderi

Mobilizohen “guximtarët” kundër Doarsa Kicës, degët shpërndajnë postimin e ministrit Peci

Insajderi
07 September 2022 - 13:42
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Mobilizohen “guximtarët” kundër Doarsa Kicës, degët shpërndajnë postimin e ministrit Peci
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Largimin e ish-anëtares së listës “Guxo”, Doarsa Kica-Xhelilit e aderimin e saj në partinë e udhëhequr nga Lumir Abdixhiku, nuk e pritën mirë ish-bashkëpunëtoret e saj, shkruan Insajderi.

Në krye me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci i cili i reagoi me një postim këtij veprimi sot, janë edhe “degët” e listës “Guxo” që posedojnë faqe në facebook.

“Kush synon tjetërsimin apo kontrabandimin e vullnetit të qytetarëve, i bashkohet atyre që janë pjesë e erës së përfunduar në politikë”, shkroi Peci në facebook.

Në fotografinë e publikuar bashkë me presidenten e vendit, Vjosa Osmani dhe ministren e punëve të jashtme dhe diasporës, Donika Gërvalla.

Qysh nga publikimi i këtij postimi, shumë degë të subjektit në tentativë e ri-publikuan atë.

Dega në Prizren dhe në Suharekë kanë njoftuar opinionin publik me qëndrimin e ministrit Peci ndaj largimit të Doarsa Kicës nga “Guxo” e aderimit të saj në partinë e dytë më të madhe opozitare në vend, Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Ministri i Bujqësisë hezitoi të reagoi në momentin kur u raportua se Kica dha dorëheqjen nga lista ku edhe ai është pjesë, por, jo edhe kur ajo iu bashkua LDK-së.

Bashkëpunimit për mbështetjen e ministrit Peci iu shtua edhe dega e listës “Guxo” në Podujevë, Dragash, Gjilan


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark