Mobilizohet shteti për luftimin e dy eurove falso: Përdorini më pak paratë e gatshme, paguani me kartelë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mobilizohet shteti për luftimin e dy eurove falso: Përdorini më pak paratë e gatshme, paguani me kartelë

    Insajderi
    07 November 2023 - 18:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Akterë të Bankës Qëndrore të Kosovës (BQK) janë takuar me një sërë institucionesh të sigurisë e të financave me qëllim që të diskutohet për ngritjen e luftimit të parave të falsifikuara.

    BQK-ja, me anë të një komunikate për media, ka rekomanduar qytetarët që të paguajnë më shumë me kartelën e tyre bankare dhe të shmangin pagesat me para të gatshme, si formë e luftimit të dy euroshes falso që po qarkullon me të madhe në Kosovë, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Po ashtu, me theks të veçantë udhëzohen qytetarët të shmangin përdorimin e parave të gatshme (veçanërisht monedhën 2 euro) dhe të shfrytëzojnë sa më shumë kartelat bankare gjatë pagesave”, thuhet në njoftimin e BQK-së.

    Tutje, BQK-ja rekomandon që bizneset të furnizohen vetëm nga bankat me para të gatshme, kurse mjetet e pranuara t’i nënshtrohen verifikimit para se të rivihen në qarkullim.

    Veprime konkrete u kërkuanedhe nga bankat dhe institucionet tjera financiare, që të ngirsin kapacitetet e brendshme të adresimit të kësaj dukurie dhe komunikimit sa më efikas me autoritetet përkatëse.

    “Në fund të takimit, palët u dakorduan që përmes grupit punues ndërinstitucional, të koordinohen aktivitetet sipas fushëveprimit përkatës të institucioneve, të rekomandojnë ndryshimet legjislative dhe monitorojnë në vazhdimësi zbatimin e këtij plani”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e BQK-së. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark