Tri anëtare të skuadrës “Butt Ukrainian” u arrestuan në Mal të Zi pasi “paturpësisht” u zhveshën dhe spërkatën njëra-tjetrën me ujë në një rrugë publike.
Ky është skandali i radhës i modeleve ukrainase, të cilat më parë u arrestuan për një shfaqje tjetër ‘nudo’ në ballkonin e një hoteli në Dubai, shkruan ‘The Sun’.
Modelet më parë kanë pozuar me flamuj të Ukrainës për të treguar mbështetjen e ekipit të tyre në kampionatin evropian të futbollit “EURO 2020”, por tani janë kthyer në mbështetje të Anglisë dhe madje kanë ndarë me ndjekësit në rrjete sociale një video, ku tregonin mbështetjen e tyre për trajnerin e kombëtares angleze, Gareth Southgate, përpara gjysmëfinalës së tyre triumfuese kundër Danimarkës.
Problemi i fundit i “Butt Ukrainian” me ligjin vjen ndërsa ato po promovonin një garë veturash në qytetin e Kotorrit dhe aktruan sikur po ‘ndihmonin’ zjarrfikësit vendas ndërsa pastronin rrugën.