Një modele e njohur e rrjetit Instagram tha se kishte kaluar një kontroll ‘traumatizues’ policie në Marok, pasi nuk arrinte të komunikonte me zyrtarët.
Si rrjedhim ajo u arrestua dhe ishte detyruar të tregonte organet e saj gjenitale pasi policët dyshonin se ishte transgjinore (burrë i kthyer në femër) në mënyrë që ata të vendosnin në cilin burg ta dërgonin.
Liziane Gutierrez u dënua me një muaj burg pasi regjistroi një polic në Marrakesh, por para se të dërgohej në burgun e grave ajo duhet ‘të hapte këmbët’ për të konfirmuar gjininë e saj, shkruan rrjeti The Sun.
Modelja ka folur tashmë për eksperiencën e saj:
“Burgu ishte një makth kur shkova aty. Ata mendonin se isha transseskuale kështu që duhet të hapja këmbët para dy burrave e dy grave police” .
“Nuk isha ndjerë ndonjëherë aq e turpëruar. Ata shikonin brenda meje sikur të ishin doktorë apo ku e di unë, une isha duke qarë”.
Më tej ajo shtonte: “Pastaj ata thanë ‘Në rregull, qenka femër’, dhe më dërguan në burgun e grave’.
“Sikur të isha trans ndoshta do të më kishin çuar në burgun e burrave”.
Nuk është e qartë përse zyrtarët marokenë Liziane ishte transgjinore, apo nëse praktika të tilla janë të zakonshme atje.
Modelja shton më tej se në burg kushtet ishin të rënda: “Në një dhomë të vogël ku duhet të ishin 10 vajza të burgosura, ishim në fakt 20. Nuk kishte ajrosje dhe njerëzit pinin duhan aty brenda. Duhet të flinim në dysheme ndërsa tualeti ishte vetëm një vrimë në dysheme”.
Modelja thotë se tmerri i saj nisi më 30 tetor ku i vodhën çantën me celularin e saj dhe të bashkëshortit në hotel.
Ndërsa kur kërkuan ndihme te policia ata mezi arrinin të komunikonin.
“Ne nuk flasim arabisht dhe as frëngjisht kështu që ata nuk na ndihmonin fare, ndërsa kur nisëm t’i regjistronim me kamera na arrestuan dhe çuan në polici”.
“Më mirë të shkoja në Korenë e Veriut sesa në atë vend”, shton modelja.
Bashkëshorti i saj Toni ishte liruar një ditë më vonë ndërsa Liziane me 1.5 milionë fansa në Instagram, kaloi rreth 20 dite në paraburgim, shkruan rrjeti The Sun.