
Pasi mori pjesë në një sfidë ekstreme seksuale, krijuesja e përmbajtjes erotike Annie Knight u detyrua të shtrohej në spital, siç e zbuloi vetë ajo përmes llogarive të saj personale në mediat sociale. 28-vjeçarja, e njohur për praninë e saj në platformën OnlyFans, tha se kishte kryer marrëdhënie seksuale me 583 burra në një ditë gjë që pati pasoja të drejtpërdrejta për shëndetin e saj.
Më 20 maj, Knight postoi një foto në Instagram nga shtrati i saj në spital, e veshur me fustanin blu karakteristik të pacientes. Në imazh, ajo shtoi komentin: Ndoshta 583 burra në një ditë nuk janë aq mirë për ty, duke nënkuptuar se gjendja e saj shëndetësore lidhet me aktin në fjalë.
Në një story të mëvonshëm në Instagram, Annie Knight u shfaq e shtrirë në dhomën e saj të spitalit, duke shkruar në mbishkrimin e videos: Të shtrohesha në spital pasi 583 burra u shtruan brenda një dite nuk ishte në bingo-n time për vitin 2025.
Pavarësisht problemeve shëndetësore, Annie Knight deklaroi se nuk pendohet për veprimet e saj. Përkundrazi, ajo tha se ishte e befasuar nga sa lehtë e arriti këtë.
“Të bësh seks me 583 persona brenda një dite është shumë, kështu që isha i shqetësuar se do ta kisha të vështirë”, tha ajp duke shtuar se maksimumi që kishte bërë më parë ishte 24 në një ditë.
Megjithatë, Knight pohon se jo gjithçka është e lehtë në punën e saj, duke shprehur bezdinë e saj për komentet negative që merr nga burrat që marrin pjesë në sfidat e saj.