Reperi shqiptar, Don Xhoni, jo rrallë herë flitet për karrierën dhe jetën private të tij.
Kësaj radhe ka tërhequr vëmendje modelja ruse, e cila është përfolur mjaft, për tatuazhin e bërë, me portret të reperit.
Modelja ka postuar një status në gjuhën angleze ku flet për opinionin e saj në publik ku në fund të shkrimt ka thënë: “Nga Ariana Isufi”, si duket pëlqimi i saj ka shkuar deri në atë masë sa që dëshiron të martohet me reperin, pasi ka përdorur mbiemrin e Don Xhonit.
Shkrimin e saj më pas e ka postuar edhe reperi i cili e ka vënë me një shigjetë emrin e saj me mbiemër të tij, por sa do të realizohet dëshira e saj për martesë mbetet të shihet.