Modelja me prejardhje nga Mali i Zi, Emina Çunmulaj, rreth katër ditë më parë u bë nënë për herë të tretë.
Ajo dhe bashkëshorti i saj, miliarderi Sam Nazarian, mirëpritën një djalë të quajtur, Sha Yosef Nazarian.
Bukuroshja shqiptare së fundmi ka ndarë një fotosesion të realizuar para lindjes së djalit.
Seti fotografik, i bërë nga fotografi Artan Korenica, e shfaq superyllin në një këmishë të bardhë me dekolte të hapur.
Stili unik dhe paraqitja e mrekullueshme kanë bërë që të marrë komplimente të shumta nga miqtë e ndjekësit.
“Faleminderit miku im i dashur, Artan Korenica që keni kapur këtë moment special në jetën time”, shtoi ajo.
Emina dhe Sam ndërkohë janë prindër të dy vajzave: Ella dhe Mia