Një ndër të ftuarat e emisionit ‘Shiko kush luan’ ishte moderatorja e sportit, Lei Kraja, e cila u bë pjesë e sfidave dhe lojrave të ndryshme.
Gjatë sfidës së kërcimit, moderatores i ndodhi një incident i vogël. Teksa kërcente asaj i ra pjesa e sipërme e fustanit, gjë e cila u vu re dhe nga aktori Irgen Çela, i cili u mundua ta mbulonte që të rregullohej.
Situata u kalua me shumë sportivitet dhe Lei vazhdoi me kërcimin. Videon e këtij momenti mund ta shikoni më poshtë: