Alberta Kamenica është bërë e njohur për publikun shqiptar nga pjesëmarrja e saj në serialin e Anabelit “Love Likes Tirana”.
Kamenica është shprehur se ekrani ka nevojë për vajza të bukura jo për pleq.
E ftuar në “Ora Verore” në Ora News, Kamenica tha se ajo ka nevojë për argëtim.
“Unë nuk e shikoj si gjë negative jetë. E shoh si vlerë të shtuar, sepse televizioni pa ato do ishte i mërzitshëm. Unë kam nevojë të shoh një vajzë të bukur, që thotë gjëra interesante. Nuk është nevoja të dëgjoj dy burra pleq që kanë 30 vjet në televizion, që flasin për një gjë të parëndësishme. Dua argëtim. Vajzat e reja bukuroshe, të hedhura mendoj se i japin vlerë televizionit. E bëjnë më interesant. Po është xhelozi se mendojnë se janë si ajo, dhe unë mund ta bëja. Por duhet të kuptosh se nuk mund ta bësh. Lëre atë ta bëjë”, tha ajo.