Dajana e nisi emisionin në një mënyrë të pazakontë.
Mbrëmjen e djeshme moderatorja Dajana Shabani u rikthye në ekran, me emisionin e saj të ri.
Ajo u shfaq para pasqyrës në dhomën e grimit me pranga në duar, teksa një mashkull muskuloz e shoqëroi për në studio.
Moderatorja tregoi arsyen e fortë për këtë mënyrë hapje. Ajo donte të përcillte një mesazh te publiku, se si rrotull nesh ndodhin gjëra shumë të rëndësishme, por që nuk marrin vëmendjen e duhur sepse sytë e të gjithëve janë mbi personazhet publike.
“Jo më kot kam hyrë me pranga sot. Është një mungesë e theksuar lirie, por ndryshe nga ato çfarë dëgjojmë çdo ditë (vrasjet, përdhunimet), të gjithë dashur pa dashur i kemi sytë vetëm te personazhet publike. “Do arrestohet një pronar televizioni”- Ah sa mirë iu bë!, “Do arrestohet filanja”- O Zot shyqyr! Kemi kaq shumë halle të dashur shqiptarë, sa më besoni nuk ia vlen që t’i vëmë gishtin vetëm pse je personazh publik. Shikoni rrotull dhe kuptoni që ka shumë probleme më të mëdha se këto”, u shpreh moderatorja.