Prezantuesja e “Glamour Zone”, Ester Bylyku, në Ora News ani pse gjithmonë pret rrëfimet e të ftuarëve të saj, kësaj radhe ajo rrëfeu vetë një histori që i ka ndodhur disa vite më parë.
Ajo tha se e kishte ngacmuar në një bar një vajzë lesbike.
“Kur kam qenë në një bar po më shihte një vajzë, por nuk mendova gjë, se besoj, s’më shkonte mendja. Isha me dy shok dhe njëri më tha po të ngacmon, mendova jo, po gjithsesi ju afrova pak më shumë atij shokut , që të mendonte se e kisha të dashur”.
Ajo madje tha se e kishte ndjekur nga mbrapa edhe në tualet.
“Më pas shkoj në tualet dhe kjo më ndjek në tualet, por unë nuk e shikoj. Unë hap derën dhe ajo ishte më e gjatë se unë dhe më kishte bllokuar daljen”, rrëfeu moderatorja Ester Bylyku.