Moderatorja shqiptare tregon për herë të parë: Shkova të hiqja fëmijën, nuk i thashë bashkëshortit - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Moderatorja shqiptare tregon për herë të parë: Shkova të hiqja fëmijën, nuk i thashë bashkëshortit

    Insajderi
    29 November 2020 - 16:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Moderatorja Gerta Gixhari ishte e ftuar së fundmi në “Glamour Zone”, me Ester Bylykun. Gjatë intervistës, ajo rrëfeu shumë të pathëna të jetës profesionale dhe asaj private gjithashtu.

    Gerta foli për shtatzëninë me djalin e dytë. Ajo tha se si fillim kishte menduar ta hiqte fëmijën, pa i thënë asgjë të shoqit apo familjes. Mirëpo doktoresha e kishte bindur të mos e bënte diçka të tillë.

    Në momentin që unë e konfirmova shtatzëninë, nuk i tregova as bashkëshortit dhe as familjes sime, por u nisa drejt doktoreshës që është kujdesur për vite për mua, dhe mora vendimin ta hiqja fëmijën.

    Ajo u përpoq të më bindte duke më thënë se fëmija i dytë është më i lehtë se i pari, më kërkoi të mendohesha dhe u nisa për shtëpi. Ndërkohë që ajo telefonon bashkëshortin tim dhe e njofton për gjithçka. Ai telefonon familjen time dhe së bashku organizojnë një festë. Nuk vihej në diskutim që të hiqja fëmijën”, u shpreh moderatorja.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark