Insajderi
Insporti

Modric kërkoi rinovimin, por Real Madridi tha jo

Insajderi
22 May 2025 - 18:27
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Modric kërkoi rinovimin, por Real Madridi tha jo
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ëndrrat e Luka Modrić për të vazhduar karrierën te Real Madrid nuk do të realizohen, pasi klubi ka vendosur të nisë një epokë të re me lojtarë më të rinj.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari i njohur Fabrizio Romano, duke theksuar se ndarja mes palëve ka ndodhur në kushte të shkëlqyera dhe me respekt të ndërsjellë.

Modrić kishte shprehur dëshirën për të qëndruar, por drejtuesit e klubit madrilen kanë vendosur të mos e rinovojnë kontratën e mesfushorit legjendar, duke hapur rrugën për brezin e ri që po formësohet në “Santiago Bernabéu”.

Kroati largohet si një nga figurat më të ndritura në historinë e Real Madridit, me 13 sezone të lavdishme dhe një koleksion të jashtëzakonshëm trofesh.

Ai ka qenë një lider brenda dhe jashtë fushës, dhe një model profesionalizmi për bashkëlojtarët e tij.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark