Insajderi
Sport

Mohamed Salah pranë një transferimi befasues, zbulohet oferta marramendëse

Insajderi
17 July 2026 - 20:15
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Mohamed Salah pranë një transferimi befasues, zbulohet oferta marramendëse
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Mohamed Salah është shumë pranë një transferimi befasues te Beşiktaşi.

Sipas raportimeve, sulmuesi egjiptian ka arritur marrëveshje të plotë me klubin turk dhe ka pranuar ofertën e bërë nga drejtuesit e Beşiktaşit.

Palët janë dakorduar për një kontratë njëvjeçare, me opsion për vazhdimin e bashkëpunimit edhe për një sezon tjetër.

Tashmë, Beşiktaşi synon ta finalizojë transferimin në fillim të javës së ardhshme, kur pritet që Salah t’i nënshtrohet vizitave mjekësore dhe më pas të firmosë kontratën.

Nëse gjithçka shkon sipas planit, një nga futbollistët më të mirë të dekadës së fundit do ta vazhdojë karrierën në Superligën e Turqisë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark