Moldavi, Qeveria i ka përzënë pesë diplomatë rusë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Moldavi, Qeveria i ka përzënë pesë diplomatë rusë

    Insajderi
    30 May 2017 - 14:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadori i Rusisë në Kishinev të Moldavisë, Farit Mukhametshin, thotë se pesë anëtarë të Ambasadës së Rusisë në Kishinev janë dëbuar nga autoritetet.

    Por, ky veprim i qeverisë së Moldavisë është dënuar nga presidenti pro-rus, Igor Dodon.

    “Qeveria ka ndërmarrë një akt shokues ndaj Ambasadës së Rusisë”, ka shkruar dje Dodon në rrjetin Facebook.

    Qeveria e Moldavisë ka shprehur vullnet për tu integruar në Bashkimin Evropian dhe NATO.

    Por, presidenti Igor Dodon e ka kundërshtuar këtë integrim dhe përpiqet t’i afrohet Moskës.

    Rajoni separatist Transdnistria në Moldavi, për një kohë të gjatë është burim i tensioneve ndërmjet Kishinevit dhe Moskës.

    Moska e ka mbështetur shpalljen e pavarësisë së këtij rajoni nga Moldavia në vitin 1990.

    Të dy palët e kanë zhvilluar një luftë të shkurtër në vitin 1992, që përfundoi me intervenimin e ushtrisë ruse në anën e Transdnistrias, njofton rel.

    Pavarësia e këtij rajoni nuk është pranuar nga asnjë shtet tjetër.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark