×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Molliqaj i kërkon dorëheqje Kurtit

    Insajderi
    28 January 2023 - 19:06

    Lideri i PSD’së, Dardan Molliqaj ka thënë se ambasadori i Kosovës në ShBA, Ilir Dugolli ka njoftuar nga Uashingtoni se Amerika është larg më brutale se që mund të mendohet në Prishtinë.

    Molliqaj përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se gjendja e ambasadës së Kosovës në Uashington DC është pasqyrë e qeverisjes Kurti.

    Ai i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti që ta ndal shantazhin ndaj njerëzve, ose të dorëhiqet nëse është kundër Asociacionit.

    “Sikur me targat dhe shtyerjen e zgjedhjeve, edhe deklaratat kundër për Asociacionin janë strategji e marrëdhënieve me publikun. Deklaratat nxisin tension e frikë, publiku këtu është në ankth, përpara se gjithçka të pranohet, pa u kuptuar tamam çfarë u pranua. Prodhimi i një rreziku është mbrojtje për kompromiset. Kurti po i shantazhon njerëzit. Frika, tash sa kohë është mjeti i tij për ta shitur kompromisin. Përndryshe do të jepte dorëheqje”, shkroi Molliqaj.
    Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të Molliqaj:

    Ndale shantazhin kryeministër, dorëhiqu nëse je kundër!

    Ambasadori Dugolli njofton nga Uashingtoni për një situatë tejet të rënduar me Shtetet e Bashkuara, “brutale” e paska quajtur. Kemi prishje raportesh me aleatë, por do ta kemi edhe Asociacionin drejt autonomisë. Ndërkohë, asnjë shenjë drejt mirëqenies e zhvillimit.
    Gjendja e ambasadës tonë në Uashington DC është pasqyrë e qeverisjes Kurti. As nuk shpenzohet për projekte, as nuk shpërndahet për mirëqenie. Ndërkohë, ambasadat janë pa staf. Mendësia ështè feudale: kursimi krijon fitim. Ka mbetur veç t’i kthejnë paratë në flori dhe t’i mbjellin në tokë për shumim.
    Sikur me targat dhe shtyerjen e zgjedhjeve, edhe deklaratat kundër për Asociacionin janë strategji e marrëdhënieve me publikun. Deklaratat nxisin tension e frikë, publiku këtu është në ankth, përpara se gjithçka të pranohet, pa u kuptuar tamam çfarë u pranua. Prodhimi i një rreziku është mbrojtje për kompromiset. Kurti po i shantazhon njerëzit. Frika, tash sa kohë është mjeti i tij për ta shitur kompromisin. Përndryshe do të jepte dorëheqje.
    Kjo qasje përveç që e dëmton rëndë Kosovën së brendshmi, as marrëdhëniet me aleatet nuk do t’i kthejë në pikën e mëparshme.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark