Molliqaj: Jemi në prag të ndarjes etnike – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Molliqaj: Jemi në prag të ndarjes etnike

    Insajderi
    05 November 2022 - 16:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, tha se kujtimi më i mirë dhe nderimi më i madh që mund t’i bëhet jetës dhe aktivitetit politik të Astritit është angazhimi për drejtësi.

    Përmes një postimi në Facebook, ai u shpreh se ka ndodhur e kundërta dhe se tani jemi në prag të ndarjes etnike dhe të asociacionit.

    “Por, ka ndodhur krejtësisht e kundërta. Sot jemi në projektin politik që e kërcënon të ardhmen e vendit. Jemi në prag të ndarjes etnike. Jemi në prag të segregimit. Jemi në prag të Asociacionit. Në ndërkohë që përveç keqpërdorimit të vdekjes së shokut tonë, asnjë hap për vendosjen e drejtësisë nuk ka ndodhur. Kjo lë të kuptohet që zbardhja e rastit nuk i konvenon pikërisht këtyre në VV, sepse pastaj e humbin rolin që ia kanë caktuar vetës në histori: misionarë e të persekutuar”, ka shkruar ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark