Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, ka bërë disa deklarime të padëgjuara më parë në diskursin e opozitës.
Në një intervistë për Zona B, në Klan Kosova, Molliqaj ka folur për herë të parë kundër partnerit në Opozitën e Bashkuar, partinë e Ramush Haradinajt, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe mundësinë për koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës, por pa Isa Mustafën.
Ai ka thënë se në Kosovë duhet të bëhen ndryshime, por ai ka lënë të kuptohet se me AAK e Haradinajt s’mund të bëhen ndryshime.
“AAK nuk duhet të ma merr për keq, nuk mund të ecim tutje, sepse në Kosovë duhet të ndodhin ndryshime dhe duhet të ndodhin ndryshime përnjëmend”, ka thënë ai, duke shtuar se “NISMA ka qenë e gatshme për të hequr dorë nga shuam gjëra që kjo të bëhet”.
Për Molliqajn, dalja e Ramush Haradinajt nga Kuvendi është bërë pa paralajmërim dhe se kjo ka qenë një gabim.
Përpos Ramush Haradinajt, ai ka kritikuar edhe liderin tjetër opozitar Fatmir Limajn, nga NISMA që nuk kanë hedhur personalisht gaz lotsjellës.
Nuk është ndalur me kaq. Ka folur me tone pozitive edhe për partinë të cilën deri më tani opozita e ka akuzuar për tradhti: Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Molliqaj ka thënë se është për një koalicion me LDK-në por pa Isa Mustafën, por jo edhe me PDK-në.
“Jam për një koalicion më parë me LDK-në, por pa Isa Mustafën, kurse për me PDK-në nuk jam për koalicion pasi ata janë kapësit e shtetit”.