Sekretari Organizativ i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj ka kërkuar që kryeministri Isa Mustafa të largohet nga kjo pozitë, duke e quajtur atë “kryeministër impotent”.
Ky reagim i Molliqajt ka ardhur pas publikimit të shkrimit nga Insajderi lidhur me tenderin 12 mijë eurosh të Agjencisë së Intelegjencës së Kosovës, dhënë djemve të kryeministrit Mustafa.
“Kryeministri i Kosovës qenka kujdesur që sërish t’ua jap djemve të tij tenderin për rregullimin e BMË-së. Kësaj radhe me çmim 4 herë më të lartë, për të njëjtin defekt (tenderi i parë për defektin e njëjtë të kësaj makine kushtoi 2,946 euro, kurse tash 12,133.37 euro). Sipas auditorit të brendshëm të AKI-së, tenderi është dhënë në mënyrë të jashtëligjshme”.
“Ky kryeministër impotent, po del goxha i suksesshëm kur janë në pyetje tenderat për djemtë e tij. Ky kryeministër i djemve të tij, duhet të shkojë, sepse Kosovës i duhet ndryshimi!”, shkruan Molliqaj në Facebook. /Insajderin.com