×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Molliqaj: Kurti shpreson dhe dëshiron konflikt në veri

    Insajderi
    03 July 2023 - 23:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj thotë se strategjia e kryeministrit, Albin Kurti është që në kulmin e tensionit të arrijë marrëveshje me Serbinë.

    “Për nga karakteri i pushtetit që na ka treguar deri tash kryeministri është që të gjitha kompromiset i ka bë përmes rrugës së tensionit. Pra nëse më herët është shkaktuar tension, është qetësuar situata dhe kemi shkuar në marrëveshje, modeli që kryeministri ynë aktual po e bën është: tension, marrëveshje, tension, marrëveshje. Pra, në kulmin e tensionit po shkon te marrëveshja: edhe për targa, edhe për letërnjoftime, edhe për zgjedhjet që u patën shty, edhe tani këto të fundit. Prandaj edhe unë besoj që për nga karakteri politik i tij i vendimmarrjes, ai po shkon te kompromiset, te koncesionet përmes tensionimit”, ka thënë Molliqaj.

    Në Respublika në Tëvë 1, ai shton se kryeministri shpreson dhe dëshiron të ketë konflikt në veri, madje nuk do ta refuzonte as konflikttin me Serbinë nëse NATO do ta mbështeste Kosovën.

    “Gjithmonë ai sipas bindjes tonë shpreson dhe dëshiron me pasë konflikt. Ne besojmë që ai do të donte të ketë konflikt në veriun e Kosovës. Ai do të kishte qejf edhe me Serbinë nëse NATO do ta mbështeste Kosovën qysh po e mbështetë Ukrainën. Pra e ka një shpresë qaty”, ka deklaruar ai.

    Sipas Molliqajt, nëse krijohet Asociacion me kompetenca të veçanta për veriun, kjo tregon që Kurti e do pushtetin më shumë se Kosovën.“Dy gjëra janë këtu: Mënyra qysh bën kompromis është e ndryshme dhe dy, ky shpreson që mos po mundet me e futë bashkësinë ndërkombëtare në atë grackë apo kurthë për me e shti. Tash dyjat shkojnë këtu – herë njana e herë tjetra është më e rëndësishme. Rezultati për mu është i rëndësishëm. Se nashta çfarëdo synimi të ketë ai, është e rëndësishme. Qe po supozojmë se krejt çka po them unë këtu, s’është e vërtetë. Nëse rezultati i krejt këtyre është Asociacioni me kompetenca që do t’i ketë, me kompetenca të veçanta për veriun, mua më tregon që ky ka çu ujë në atë mulli dhe prapë nuk mendoj që veç e ka dashtë apo po do për Serbinë, po e ka dashtë pushtetin e vet ma shumë sesa Kosovën dhe rrjedhimisht ka bo sene që e kanë rreziku Kosovën duke dashtë me e rritë pushtetin. Se është e qartë që mbështetja po i rritet kur po bën gjeste të tilla por pushteti i Kosovës po dobësohet”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark