×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Molliqaj pas aksionit në AIP: Presion për gjobë erdhi direkt nga Hekuran Murati

    Insajderi
    12 April 2023 - 15:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Agjencia për Informim dhe Privatësi ka gjobitur partinë e Dardan Molliqajt me 20 mijë euro për shkak shkeljes së të dhënave personale.

    Dënimi sipas Dardan Molliqajt është sulm ndaj opozitës. Sipas tij presion për gjobë ka ardhë nga presioni që ministri i Financave, Hekuran Murati ka ushtruar kundrejt këtij institucioni.

    “Agjensia për Informim dhe Privatësi ka dënuar PSD-në me 20.000 euro gjobë, për, sipas tyre, publikimin e të dhënave të peticionit kundër Zajednicës. Në këtë vendim nuk kanë lejuar as ankesë. Madje kërcënojnë që pas 30 ditësh do të aktivizohen përmbaruesit”, ka shkruar ai në Facebook.

    “Nga informatat e brendshme, del që presioni direkt ka ardhur nga Hekuran Murati. Duhet të kujtojmë që në krye të këtij inistitucioni qëndrojnë njerëz që janë të lidhur ngushtë me pushtetin përmes lidhjeve edhe familjare”.

    Ky dënim është i jashtëligjshëm, selektiv dhe politik është shprehur Molliqaj.

    “Në aktivitetin tonë, nuk ka ndodhur kurrëfar publikimi e as keqpërdorimi i të dhënave. Peticionet janë shpërndarë në oborr qeveritar, në prani të policisë pa publikuar asnjë informacion të përveçëm. Prandaj ky dënim është i jashtëligjshëm”.

    “Në qershor të vitit 2022, të njëjtin peticion e kemi dërguar në hyrje të Kryeministrisë, madje kemi publikuar edhe nënshkrimin e Albin Kurtit. Për këtë nuk jemi dënuar, sepse në atë kohë, pushteti ende nuk e kishte pranuar Zajednicën “de jure”. Tash që e kanë pranuar themelimin e saj, vie dënimi si tentim për ta shuar rezistencën. Prandaj ky dënim është selektiv”, shkroi Molliqaj.

    Agjensioni ka zgjedhur dënimin me gjobë si masën më të ashpër, duke anashkaluar format e tjera të masave që i parasheh ligji. Prandaj ky veprim është politik.

    “Dënimi me gjoba ekstreme, është forma e re e sulmit ndaj opozitës. Pasi i kanë humbur argumentet, po mundohen të na e pamundësojnë aktivitetin. Por e drejta është me ne, dhe vullnetin e kemi të madh”.

    Prandaj do t’ia dalim!

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark