Sekretari organizativ i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, ka zgjedhur profilin e tij në Facebook që të reagoj lidhur me ndaljen e Ramush Haradinajt nga autoritetet franceze, duke ngritur zërin për nevojën urgjente të krijimit të asaj që ai e ka quajtur Republika e Re.
Sipas Molliqajt, shteti i Kosovës nuk ka bërë asgjë që ta mbrojë luftën e UÇK-së duke thënë se “problemi nuk është tek propozimet e masave ndaj Serbisë, por tek kuptimi i vërtetë i marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë”.
E në këtë pikë, Molliqaj që deri para gjysmë viti bashkë me AAK-në, partinë që drejtohet nga Haradinaj dhe NISMA-n ishin në koalicion, ka akuzuar partinë e Haradinajt se me politikat e saja karshi proceseve të rëndësishme në vend ka mbajtur qëndrim të atillë që ka quar deri në këtë gjendje ku arrestohen liderët e luftës së UÇK-së.
“Dorën në zemër, në këtë pikë nuk ka qenë si duhet as vet AAK-ja (nuk e kanë kundërshtuar as Pakon e Ahtisaarit e as Kushtetutën e Kosovës dhe e kanë mbështetur bukur gjatë dialogun me Serbinë). E mos të flasim për partitë në pushtet”, ka shkruar Molliqaj.
Blerim Shala, nënkryetar i AAK-së para disa viteve ka qenë koordinator i dialogut me Serbinë.
Sipas tij, thirrja duhet të jetë ndryshimi i Kosovës në raport me Serbinë e jo anasjelltas.
“Duhet të angazhohemi për një Republikë të Re që e njeh përpjekjen e popullit për çlirim dhe atë e ka bazë në dokumentet themeltare të shtetit. Vetëm një Republikë e Re është garant për lëvizjen e lirë të çlirimtarëve tanë”, ka shkruar Molliqaj.
E tek në fund ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të Haradinajt dhe atë pa kushte./Insajderi.com
Lexoni në Insajderi edhe #DosjaGrande
[arve url=”https://www.youtube.com/watch?v=jMGxdadMk-s&list=PLIKGlbXyvgfjg89cYApXRQ78Ul9rI_sNM”/]