Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, e ka cilësuar si lutje për mëshirë telefonatën e Presidentit Hashim Thaçi të bërë ndaj kryeministrit serb Aleksandar Vuciq.
Sipas Molliqajt, presidenti po mburret që ka biseduar me pasardhësin e Sllobodan Millosheviqit.
“Vuçiq e kontrollon 1/3 e territorit tonë, ndërton mure, bllokon ura, arreston çlirimtarë, etj. dhe nuk mburret me këtë para qytetarëve të tij por përkundrazi e vazhdon edhe më shumë fashizmin ndaj Kosovës. Ndërsa “presidenti” ynë mburret me një telefonatë në të cilën i lutet për mëshirë pasardhësit të Millosheviqit”, ka shkruar Molliqaj në llogarinë e tij në Facebook.
Presidenti Thaci njofti të shtunën se ka biseduar përmes telefonit me kryeministrin Vuviq me të cilin thotë se është pajtuar që të zgjidhin problemet mes dy vendeve përmes dialogut./Insajderi.com