Manchester City arriti të triumfojë në “Anfield” kundër Liverpoolit, derisa ishte në disavantazh deri në minutën e 80′.
Golin e parë e shënoi Dominick Szobozlai nga gjuajtja e lirë, duke e lënë të shtangur portierin Donnarumma.
Më pas, goli i barazimit erdhi nga Bernardo Silva, i cili shënoi ndërmjet këmbëve të Alisson Becker.
Në minuta shtesë, nga pika e bardhë shënoi Erling Haaland për ta vënë në epërsi klubin e tij për 1-2.
Por, gati në përmbyllje të ndeshjes ndodhi një moment interesant. Teksa Alisson kishte dalë nga porta për të rrezikuar me kokë në 16-metërshin gjatë një goditjeje nga këndi, topi ra në këmbët e Ryan Cherki i cili nga gjysma e fushës goditi topin.
Përgjatë një dueli Haaland-Szobozlai, pati një fërkim, ndonëse topi shkoi në gol. VAR-i konstatoi se kishte pasur një ndërhyrje fizike jashtë 16-metërshit nga mesfushori i “The Reds”, ku Haaland ishte lojtari i fundit.
Përkundër se ishte shënuar goli, VAR e anuloi atë për të dhënë goditje nga këndi dhe për ta përjashtuar mesfushorin hungarez nga fusha.
Ndeshja u përmbyll me rezultatin 1-2. /Insajderi.org/
🚨🚨 |The referee looks satisfied after his VAR review and duly disallows the goal due to a foul. The Manchester City players look gutted.
— MatchMoment (@Match_Moment) February 8, 2026
Cherki’s Goal Disallowed ⚠️❌ pic.twitter.com/JeRxIHfDHr