×
  • Sport
  • Botërori 2022

    Moment që nuk u kap nga kamerat/ Didier Deschamps u konfrontua me yllin e zemëruar të Francës në fushë pas gjysmëfinales së Kupës së Botës

    Insajderi
    14 December 2022 - 23:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Franca do të jetë kundërshtari i Argjentinës në finalen e madhe të Kupës së Botës.

    Francezë e kaluan me sukses testin kundër befasisë më të madhe në këtë kampionat, Marokut.

    Skuadra e trajnerit Didier Deschamps triumfoi me rezultat solid 2-0 duke vazhduar kështu me sukses në rrugën drejtë mbrojtjes së titullit të kampionit të botës.

    Theo Hernandez e kaloi Francën në epërsi pas vetëm pesë minutave lojë në stadiumin “Al Bayt” dhe ky doli të ishte goli i vetëm në pjesën e parë.

    Pjesa e dytë solli lojë mjaftë të mirë me Marokun që rrezikonte herë pas here në kërkim të golit ta barazimit.

    Por, shpresat e tyre për barazim i fundosi Kolo Muani që shënoi për 2-0 dhjetë minuta para përfundimit të ndeshjes.

    Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri Deschamp, pati disa “probleme” me yllin e Bayern Munich, Kingsley Coman.

    Vendimi i Deschamps për të sjellë Muanin në vend të Ousmane Dembele ishte i diskutueshëm, duke e lënë në stol Kingsley Coman shumë të talentuar.]

    Kjo shënoi një ndryshim të qasjes nga trajneri i Francës, i cili e kishte inkuadruar 26-vjeçarin në secilën nga pesë ndeshjet e tyre të mëparshme në turne. Megjithatë, u deshën vetëm 44 sekonda që Deschamps të shfajësohej me Muani që shënoi me prekjen e tij të parë.

    Por, përpara se të bashkohej me festimet pas kohës së plotë, Deschamps u detyrua të merrte rolin e ndërmjetësuesit, me Coman të frustruar qartësisht që i afrohej menaxherit të tij.

    Dhe ndërsa biseda nuk u bë kurrë agresive, zhgënjimi nga ylli i Bayern Munichut ishte i qartë.

    Në finalen e madhe, Franca do të ballafaqohet me Argjentinën, ndeshje e cila zhvillohet me 18 dhjetor.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark