Ledri Vula ka ndarë me ndjekësit disa momente të veçanta pranë vajzës së tij, Poem, duke treguar edhe një herë lidhjen e ngushtë dhe të veçantë që ka me të.
Në tri fotografi të publikuara në Instastory, reperi shfaqet në momente të ndryshme me të bijën.
Në njërën prej tyre, Ledri shihet duke përqafuar Poemën, ndërsa në një tjetër vogëlushja shfaqet me një yll në duar, ku shkruhet “Mirë se erdhe”.
Vëmendjen e tërhoqi edhe fotografia e tretë, ku Poem shihet e ulur në një bibliotekë të madhe, mes rafteve të mbushura me libra.
Përmes këtij postimi, Ledri ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit disa çaste të veçanta nga koha e kaluar pranë vajzës së tij.
Tre fotografi, pak fjalë, por shumë dashuri baba-bijë.


