×
  • Lajme
  • Lajme

    Momenti i fundit gjallë – Publikohet video e re e Almës me fëmijët mbi urën e lumit Buna

    Insajderi
    09 May 2024 - 22:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ora shënon 20:21 minuta dhe Alma Arrazi vijon rrugën drejt urës mbi Bunë, ndërsa nga pamjet shihet se vajza e madhe ecën anës barrierës mbrojtëse të urës.

    Nga pamjet shihen minutat e fundit të Alma Arrazit dhe tre fëmijëve të saj të mitur, pak minuta para se ajo të vetëhidhej bashkë me ta në ujërat e rrëmbyeshëm të lumit Buma në Shkodër.

    Në pamje shihet se Alma ka në krahun e saj të djathtë dy vajzat e saj, ndërsa në krah të majtë mban përdore djalin e mitur.

    Siç shihet në pamje ajo vijon rrugën e qetë së bashku me fëmijët ndërsa tek ajo nuk shihen shenja nervozimi.

    Pastaj për shkak të errësirës, pamjet nuk shihen më. Dyshohet se kjo të jetë dhe ora, kur 39-vjeçarja të ketë ndërmarrë dhe aktin e rëndë të vetëflijimit bashkë me tre fëmijët.

    @zeri_al Alma dhe 3 fëmijët mbi urë, momenti i fundit i kapur nga kamerat…e bija afrohet mbi parmak… #zeriai #zerimedia #foryouu #almaarrizi #tirane #shkoder ♬ Sad violin – Katsuyuki Takahashi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark