Momenti kur djali i vogël i afrohet nënës së plagosur, e shikon nëse po merr frymë | Video - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Momenti kur djali i vogël i afrohet nënës së plagosur, e shikon nëse po merr frymë | Video

    Insajderi
    06 August 2024 - 15:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pamje të rënda u publikuan mëngjesin e sotëm nga Gazeta Insajderi. Një burrë duke rrahur gruan e tij anash rrugës kryesore në qytetin e Fushë Kosovës u incizua nga kalimtarët e rastit. Pamjet tregojnë momentin kur burri i moshuar e godet me armë në kokë gruan e tij derisa qëndron e shtrirë për tokë.

    Ai u arrestua ndërsa bashkëshortja e tij u dërgua në QKUK për trajtim.

    Nga pamjet që publikoi ekskluzivisht Insajderi shihet edhe prezenca e një fëmije të vogël. Mësohet se ai është djali i çiftit.

    Ai ishte prezent në momentin e rrahjes dhe ka parë nga afër të gjithë skenën.

    Në një moment, pasi kalimtarët ndërhynë për të ndaluar burrin, djali i vogël i afrohet nënës së tij për të parë nëse po merr frymë.

    Pamjet në linkun më poshtë:

    Gazeta Insajderi raportoi po ashtu se personi i arrestuar është Idriz Alija, 73 vjeçar.

    Foton e tij e ka si foto profili në “Facebook” gruaja e tij, Sherife Tahiri.

    Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

    Ajo njoftoi se lidhur me rastin është arrestuar një person i dyshuar.

    “Sot rreth orës 07:30 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në Bresje- Fushë Kosovë. Personi i plagosur (femër) është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë ajo.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark