Insajderi
Lajme

PAMJE/ Ky është personi që u arrestua pasi plagosi gruan në rrugët e Fushë Kosovës

Insajderi
06 August 2024 - 10:03
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
PAMJE/ Ky është personi që u arrestua pasi plagosi gruan në rrugët e Fushë Kosovës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një grua dyshohet se është plagosur me armë mëngjesin e së martës në Fushë-Kosovë. Viktima, sipas informacioneve të para dyshohet se dorasi është bashkëshorti i saj.

Nga pamjet që ka siguruar Gazeta Insajderi i dyshuari shihet derisa e godet me armë disa herë gruan e cila qëndron e shtrirë në tokë.

Personi i arrestuar është Idriz Alija.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bresje. 

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Sot rreth orës 07:30 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në Bresje- Fushë Kosovë. Personi i plagosur (femër) është dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar një person të dyshuar, ndërkohë që hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit”, ka thënë zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark