![](https://a3748898.delivery.rocketcdn.me/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Mediat serbe kanë vazhduar të raportojnë mbi situatën në veri, konkretisht në Zveçan, atje ku raportohet se ka pasur edhe të shtëna armësh.
Siç raporton RTS-i serb, ka pasur përplasje mes Policisë dhe atyre që kanë bllokuar hyrjen e komunës,
Pas të shtënave, disa qytetarë kanë filluar të largohen prej aty, derisa në pamjet e publikuara dëgjohen edhe bërtima.
Udhëheqësit e këtyre komunave me shumicë serbe – që të gjithë shqiptarë – u betuan një ditë më herët në ndërtesa publike, si shkollat, për shkaqe të sigurisë.
Ndonëse thanë se, së shpejti, do të nisin punën nga objektet komunale, nuk ishte e qartë se kur do të ndërmerrej një hap i tillë.
Në të katër komunat me shumicë serbe në veri u dëgjuan fillimisht sirena alarmi, ndërkohë që para objekteve komunale në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq u mblodhën edhe qytetarë.
Radio Evropa e Lirë mësoi se disa kamionë janë të parkuar në mes të rrugëve në hyrje dhe dalje të Leposaviqit.
Momenti kur fillojnë të shtënat me armë në Zveçan pic.twitter.com/DqwM6TPkud
— Gazeta Insajderi (@GazetaInsajderi) May 26, 2023