×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Monego Chill Zone në Albi Mall!

    Insajderi
    02 December 2019 - 14:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në hapësire prej 77 metra katrorë, me një arkitekturë e dizajn modern, hapësira relaksuese – ofrohen jo vetëm produkte dhe shërbime të Monego, por ofrohet edhe hapësirë publike dhe e hapur për të gjithë vizitorët.

    Cilido nga vizitorët në Albi Mall pavarësisht a janë klientë të Monego apo vetëm blerës të zakonshëm, të gjithë do të kenë qasje në hapesirën e punuar enkas për pushim, relaksim dhe për të shfletuar internet. Kjo është dega e 33-të e Monego e cila ofron dhe mundëson që pritjet të kalojne sa më lehtë dhe shpejtë, në nje një hapesire komode dhe relaksuese, me qasjë në Wifi Falas, iPads dhe mbushës për të gjitha llojet e paisjeve të mencura, koha do t’ju kalon shumë më shpejt.

    “Në të gjitha degët tona mund ta vëreni se ka standardizim të punës dhe një ambient mirëseardhës për të gjithë. Çdo herë klientëve iu drejtohemi në gjuhën e tyre, duke ofruar për ta zgjidhjet me të mira. Me degën tonë në Albi ne vendosem ta zgjërojmë këtë koncept, të krijojmë hapësirë jo vetëm për klientët tanë por edhe për të gjithë ata që vizitojnë këtë qendër dhe të njejtën kohë dëshirojnë të relaksohen, në hapësirat tona ”, deklaroi Egzon Halili, drejtor ekzekutiv në Monego.

    Monego vazhdimisht ofron ide kreative në tregun e Kosovës, dhe projekti I fundit vërteton edhe me shumë që është lider inovativ në industrinë e këtij lloji në Kosovë.

    Për më shumë vizitoni degën e re të Monego në Albi Mall – Prishtinë (kati zero), njihuni me produktet dhe shërbimet që ofrohen si dhe relaksohuni në hapësirat e reja të hapuna për klientë e vizitorë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark