Insajderi
Show

Monika Kryemadhi çudit me deklaratën për lidhjen e Mateos me Brikenën

Insajderi
21 May 2026 - 12:11
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Monika Kryemadhi çudit me deklaratën për lidhjen e Mateos me Brikenën
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

E ftuar në një intervistë Monika Kryemadhi ka folur për eksperiencën e saj si analiste në edicionin e pestë të “Big Brother VIP”, duke bërë deklarata të drejtpërdrejta për çiftet e krijuara brenda shtëpisë.

Gjatë bisedës, ajo u përball me një pyetje pikante: cili çift mendon se nuk do të zgjasë pas përfundimit të spektaklit. Pa hezitim, Kryemadhi përmendi dy ish-banorë, duke vënë në dyshim vazhdimësinë e lidhjes mes Mateo dhe Brikena. “Mateo dhe Brikena do ndahen”.

Sipas saj, raporti mes tyre ka qenë më shumë pjesë e lojës sesa një ndjenjë e vërtetë, duke shprehur dyshimin se lidhja është ndërtuar nën presionin e kamerave dhe dinamikës së reality show-t.

“Kam qenë skeptike për këtë çift që në fillim. Nuk e kam besuar që Mateo kishte ndjenja të sinqerta për Brikenën. Më është dukur sikur ai e përdori më shumë si pjesë të lojës,” është shprehur ajo gjatë intervistës.

Ajo shtoi gjithashtu se Brikena mund të ketë investuar më shumë emocionalisht në këtë raport, ndërsa Mateo, sipas saj, nuk ka pasur të njëjtin intensitet ndjenjash.

Deklarata e Kryemadhit ka ngjallur reagime në rrjet, duke rikthyer në vëmendje diskutimet për marrëdhëniet e krijuara brenda reality show-ve dhe sa reale janë ato jashtë kamerave.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark