Insajderi
Show

Monika Kryemadhi flet pa filtra për Ilir Metën: Dashuria ime e parë dhe e fundit

Insajderi
22 January 2026 - 09:39
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Monika Kryemadhi flet pa filtra për Ilir Metën: Dashuria ime e parë dhe e fundit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Monika Kryemadhi po tërheq vëmendjen e publikut, jo vetëm si figurë politike, por edhe si opinioniste në Big Brother VIP Albania, ku komentet e saj të drejtpërdrejta dhe pa filtrat e zakonshëm kanë shkaktuar diskutime.

Në një intervistë Kryemadhi shpjegoi se sinqeriteti është gjithmonë pjesë e natyrës së saj. “Unë edhe kur kam qenë e martuar, nuk kam pasur filtra për deklaratat. Nuk kam mentalitetin se çfarë do të thonë të tjerët. Tani aq më pak”, u shpreh ajo, duke qeshur.

E pyetur nëse beson ende te dashuria pas divorcit, Kryemadhi tha: “Besoj te dashuria, është kryesore, ngroh shpirtin”. Megjithatë, ajo pranoi se emocionalisht mbetet e lidhur me ish-bashkëshortin, Ilir Meta, duke e cilësuar si dashurinë e saj të parë dhe të fundit. “Nuk mendoj se jam në një fazë për të dashuruar dikë tjetër. Unë e kam dashurinë time. Ajo ka kaluar në shumë sfida dhe, edhe kur vjen momenti që mbaron, nuk do të thotë që mbaron nga ana tjetër”, shtoi ajo.

Kryemadhi theksoi se politika ka qenë faktori që i ka bashkuar dhe ndarë: “E gjithë jeta ime politike ka filluar me Metën në krahë. Politika na bashkoi dhe politika na ndau”, duke sqaruar se marrëdhënia nuk ka qenë kurrë një barrë për karrierën e saj.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark