Insajderi
Lajme

Monitorimi me kamerat e sigurisë, policia në Prishtinë shqiptoi 1369 gjoba për një javë

Insajderi
20 January 2026 - 14:08
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Monitorimi me kamerat e sigurisë, policia në Prishtinë shqiptoi 1369 gjoba për një javë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit ka njoftuar se është duke realizuar shqiptimin e gjobave ndaj kundërvajtësve në bazë të monitorimit të kamerave të sigurisë.

“Nga data 13.01.2026 deri më 19.01.2026 nga kjo njësi janë shqiptuar 1369 gjoba për kundërvajtje të ndryshme, përfshirë edhe përdorimin e telefonit mobil gjatë vozitjes, të cilat janë evidentuar nga kamerat e sigurisë apo gjatë zbatimit të detyrave të rregullta”.

Me këtë rast, Policia e Kosovës u bëri apel të gjithë shoferëve që të shmangin përdorimin e telefonit gjatë vozitjes dhe të respektojnë rregullat e trafikut rrugor, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe ruajtjes së jetës së qytetarëve.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark