×
  • Sport
  • Euro 2020

    Morata iu kundërpërgjigjet kritikave pas ndeshjes me Poloninë

    Insajderi
    20 June 2021 - 12:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Spanja barazoi 1-1 në ndeshjen e dytë në Euro 2020, kundër Polonisë, dhe tashmë kanë shpërthyer kritikat për “La Rojan” nga shtypi spanjoll, transmeton Insporti.

    Kritikave iu kundërpërgjigj Alvaro Morata, i cili tha se topi i kishte shkuar më shumë shpejtësi me 2000 km/h.

    “Nëse ne dëgjojmë se çfarë thonë kritiket, nuk do të jetë mirë. Po presin momentin për të na u hedhur përsipër. Në ngjarje të këtij lloji, zakonisht i tërë vendi është me lojtarët. E dimë që vijmë nga breza gjenialë, të aftë për të fituar gjithçka dhe për ne nuk është e lehtë”.

    Më pas, Morata shpjegon përqafimin që i dha Luis Enriques.

    “E falënderova për besimin që më ka dhënë mua dhe të gjithë ekipit.”

    Për dy rastet e humbura, ai shtoi:

    “Në rastin kur u humb penalltia, topi me erdhi më shumë shpejtësi me 2000 km/h. Luhet me shumë intensitet dhe shpejtësi, mund të duket e lehtë nga jashtë, por nuk është kështu. Nuk më intereson shumë për të shënuar. Ky është një sport kolektiv, duhet të mendoni për ekipin dhe nuk ndryshon asgjë për mua shënoj ose jo nëse barazojmë. Na vjen keq për tri pikët, kemi ende një finale për të luajtur. Duhet të kemi besim dhe të punojmë më shumë çdo ditë”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark