Morena Taraku kujton mikun e ndjerë, bën dedikim prekës - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Morena Taraku kujton mikun e ndjerë, bën dedikim prekës

    Insajderi
    17 September 2021 - 16:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Morena Taraku ka bërë një tjetër postim prekës për të kujtuar mikun e saj tashmë të ndjerë, Eronit Sermaxhaj.

    Prej ditësh, modelja dhe këngëtarja e njohur ka vazhduar të sjell fotografi e video ku shihet përkrah një prej personave të saj më të afërt, i cili ndërroi jetë në moshë të re pak ditë më parë.

    Një gjë të tillë e ka bërë Morena edhe së fundi, duke ndarë me fansat në Instagram një imazh ku shihet bashkë me Eronitin dhe mikun tjetër të tyre, Uron Esati.

    “Sepse në këtë botë të gjithë na njihnin neve të treve kështu, se vetëm Zoti mund të na ndante neve, sikur e kemi thënë gjithmonë ‘deri në frymën tonë të fundit’ dhe fatkeqësisht kështu ndodhi. Pusho në paqe engjëll. Ne të duam. Shumë kujtime”, ka shkruar Morena në dedikimin për mikun e saj.

    Rikujtojmë që i riu Sermaxhaj prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë e cila edhe ia mori jetë. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Show
    21 December 2024
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark