Insajderi
Shqipëri/Rajon

Mori flakë në lëvizje, digjet makina në Librazhd

Insajderi
28 September 2026 - 17:35
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Mori flakë në lëvizje, digjet makina në Librazhd
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një automjet është përfshirë nga flakët ditën e sotme në momentin që ishte në lëvizje. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Ura e Çerenecit-Librazhd, në rrethin e Elbasanit në Shqipëri.

Mësohet se në automjet po udhëtonin një burrë dhe një grua të cilët kanë dalë nga makina menjëherë dhe nuk kanë pësuar asnjë lëndim.

Si pasojë e flakëve automjeti është shkrumbuar plotësisht. Shkaku i zjarrit mbetet ende i paqartë, ndërsa po punohet për përcaktimin e rrethanave që çuan në djegien e automjetit.


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
26 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark