Insajderi
Lajme

“Mos e harro UÇK-në, por as të ardhmen”, porosia e Ermal Sadikut për presidenten

Insajderi
07 October 2026 - 09:47
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Mos e harro UÇK-në, por as të ardhmen”, porosia e Ermal Sadikut për presidenten
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku e ka cilësuar ditën e djeshme si më të rëndën e karrierës së tij të shkurtër politike. Ai ka thënë se, pavarësisht dilemave personale, ka zgjedhur të respektojë vendimin e përbashkët të partisë dhe të qëndrojë me grupin e tij parlamentar.

Sadiku tha se është ndjerë i ndarë mes përgjegjësisë institucionale, drejtësisë, të kaluarës së LDK-së dhe dashurisë së tij për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

“Dje ka qenë dita më e rëndë e karrierës sime të shkurtër politike. Kam mendu që është e fundit”, ka shkruar ai.

“Prej dje nuk je presidente e asnjë partie. Je presidente e Republikës së Kosovës. Je presidente që je votu nën brohoritjet “UÇK, UÇK, UÇK”, në një qytet që po bënte flakë. Mos e harro këtë. Mos i harro ata që luftuan. Mos i harro ata që u vranë. Mos i harro familjet që ende presin drejtësi. Dhe, mbi të gjitha, mos harro se prej sot duhet me i përfaqësu të gjithë”, ka shkruar mes tjerash ai.

Statusi i plotë:


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark