Insajderi
Showbiz

‘Mos e vet se kallxon …’, Ola nxjerr videon e Mozës, ‘godet’ atë dhe produksionin

Insajderi
28 May 2026 - 15:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
‘Mos e vet se kallxon …’, Ola nxjerr videon e Mozës, ‘godet’ atë dhe produksionin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një video e bërë virale së fundmi po bën xhiron e rrjetit, duke ngritur dyshime të mëdha mbi atë që ndodh prapaskenave të “Ferma VIP”.

Ka qenë ish-konkurrentja Ola, ajo e cila në një bisedë në grup me ndjekësit e saj ka ndarë një video mjaft komprometuese ku protagonistë janë dy banoret, Moza dhe Zhaku.

Në materialin e shkëputur nga transmetimi, dyshja shihet duke biseduar me njëra-tjetrën.

Gjatë kësaj bisede, Moza dëgjohet t’i thotë Zhakut se nuk ka pasur llogari në Instagram dhe ka ndërhyrë Agai (produksioni) që t’i kontrollojë apo t’i menaxhojë Instagramin e saj.

Ky moment ka bërë që të reagoj menjëherë produksioni, të cilët kanë tërhequr vërejtjen e saj për të ndërprerë bisedën.

“Moza, kujdes mikrofonin!”, në tentativë për të mos zbuluar më shumë detaje nga bisedat që supozohet të mbeten sekrete.

Pas ndarjes së kësaj videoje, nuk ka munguar as reagimi ironizues i vetë Fabjolës, e cila ka shkruar me humor:

“Mos e vet se kallxon”, duke thumbuar hapur si produksionin ashtu edhe vetë Mozën, me gjasë duke aluduar për një trajtim preferencial të padrejtë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark