Së fundmi, Mihrije Braha ka publikuar videon teksa merr vaksinën anti-COVID.
Publikimi i videos u bë me qëllimin që të inkurajojë vaksinimin tek ndjekësit e saj.
Mirëpo, një përdoruese e rrjetit social Instagram, nuk beson se videoja është legjitime dhe i komentoi këngëtares duke akuzuar se ajo gënjeu.
“Zonjë e nderuar mos e gënje popullin se e ke moshën që nuk të falet. Ti hiç se ke bërë, veçse paske paguar para me gjet infermiere për të bërë gjoja është duke e bërë. As maskën s’ka ditur të mbaj, asnjë vaksinë nuk bëhet në atë mënyrë. Prandaj mos bëj video kot, sepse po jep një shembull të keq. Me gjithë respektin për ty, por nuk të falet ty të tallesh”, shkruan ndjekësja.
Komentit të saj iu përgjigj këngëtarja e cila tha se videoja është realizuar para 10 ditësh por vendosi ta publikonte tani në mënyrë që të inkurajonte ndjekësit e saj të pa vaksinuar të inokuloheshin kundër virusit vdekjeprurës.
“E nderuar as nuk kam gënjyer, as nuk jam tallur e aq më tepër me më shku mendja me pagu dikënd me bo ksi gjërash që po besoj veç ti i mendon kështu. Tmerruese është kjo çfarë ti mendon unë e kam marrë dhe dozën e dytë para 10 ditëve këtë video e kam bo veç për veti jo për ta publiku… dje u mërzita shumë kur i pashë lajmet dhe se po vdesin vetëm ata të pavaksinuarit e këtë video pas 10 ditësh e ndava me ndjekësit e midhe për ata që ende janë me dilema. Vaksinën e kam marrë dhe nuk kam pas as edhe një problem e ju vendosni vetë për veten tuaj. Zoti ju ruajt kudo që të jeni në këtë kohë të vështirë të pandemisë”, është përgjigjur këngëtarja.