“Mos harro bukën o idiot, nesër s’do jesh menaxher i askujt”, vazhdojnë ofendimit në mes Stresit dhe menaxherit të “BabaStars” - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    “Mos harro bukën o idiot, nesër s’do jesh menaxher i askujt”, vazhdojnë ofendimit në mes Stresit dhe menaxherit të “BabaStars”

    Insajderi
    08 July 2021 - 09:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Reperi nga Shqipëria, Arkimed Lushaj i njohur me nofkën “Stresi” në botën e artit, së fundmi ka publikuar një projekt të ri muzikor i cili ishte një ‘diss’ dedikuar disa rep-artistëve të estradës shqiptare.

    Për dallim nga projektet e tjera muzikore, kjo këngë e reperit e titulluar “Po foli i fundit” është e gjatë më shumë se 6 minuta, ku vetë reperi ka thënë se të gjitha fjalët në këtë këngë janë të vertëta dhe se miqtë e kanë tradhtuar vazhdimisht atë.

    Ndërkohë, në tekstin e tij, Stresi i ka dedikuar disa fjalë drejt labelit Babastars teksa i ka përmendur me emra dhe kjo ka shkaktuar një reagim nga menaxheri i këtij labeli.

    Dekorim Sahiti, përmes një storie në rrjetin social “Instagram” e ka ofenduar reperin ndërkohë i ka shkruar se nuk ka dhez në muzikë që 20 vite dhe se tani duke blere klikime mendon se mundet të mashtrosh njerezit.

    Tutje, Stresi i ka reaguar derisa i ka shkruar fjalë fyese duke ofenduar rëndë menaxherin e BabaStars, i cili nuk i ka replikuar më.

    Mirëpo pas këtij debati virtual mes Stresit dhe Dekorit, ky i fundit është shprehur se postimin në rrjetin social “Instagram” nuk e ka pasur personalisht me reperin.

    Ai ka thënë se postimin e ka pasur në përgjithësi, por sipas tij fjalët i kanë “djegur” Stresit ndaj ka reaguar.

    “Po sot nga portalet e kuptova që dikush qenka marrë me mu. Postimi im nuk ka qenë për askënd personalisht, aq më pak për të sepse nuk e ndjekë e as nuk ia dëgjoj muzikën. Mendimi që e kam shprehë ka drejtuar për estradën në përgjithësi sepse tingëllon paradoksale si në shekullin e 21-të dikush mendon se duke sharë dikë tjetër mund ta rrisë famën për vete apo pjesa tjetër si dikush mendon që suksesi dhe hitet arrihen duke blerë klikime falso. Për mendimin tim këto janë dy forma demode për të qenë artist i mirë. Kosova dhe Shqipëria kanë artistë aq të mirë sa vetëm me punën e tyre, pa përdor këto forma mund të jenë yje. Ky është kuptimi i asaj që kam shkruar mbrëmë, shumë e përgjithshme dhe aktuale dhe nëse dikush e ka gjetur veten ‘e pastë veten në qafë’ siç thotë populli”  – është shprehur Dekori për “Prive”.

    E që përsëri pas këtyre fjalëve ka reaguar Stresi duke thëën se kurrë nuk ka folur për shokët pasi që ka prit të bëjnë gabim ata të parët.

    “Unë kurrë skam fol për shokët kam prit që shokët t’bojn gabim të parët. Unë moti jom iq me kto fore kishe se kom pas personal per dikon. Marre marre marre per ju qe gjuni gurin e mshefni dorën. Mos harro bukën o idjot nesër sdo jesh më menaxher i askujt por cfarë të mbeti masnej??? Hupe nje mik që prej shum vitesh njihesh, ncncncnc mendoni për të nësermen jeta e gjate… BB4LIFE”, ka shkruar Stresi.

    Kujtojmë se para disa vitesh Stresi ishte bërë pjesë e labelit BabaStars, kur aso kohe ata kishin probleme me rivalin e Stresit, Noizyn.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Show
    21 December 2024
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark