“Mos ia përmend familjen Albinit”, çuditë VV’ja që dikur sulmonte djalin e Thaçit e djemtë e Isës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Mos ia përmend familjen Albinit”, çuditë VV’ja që dikur sulmonte djalin e Thaçit e djemtë e Isës

    Insajderi
    16 February 2023 - 12:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës ku po flitet për emigracionin tha se kryeministri Albin Kurti “nuk e sheh Kosovën vend të denjë për vajzën dhe familjen e tij”.

    “Kryeministri Kurti nuk e sheh Kosovën vend të denjë për ta vajzën dhe familjen e tij, si mund ta ndalë ky emigracionin”, u shpreh Musliu.

    Më pas nuk mungoi ndërhyrja e Glauk Konjufcës duke kërkuar të mos i përmendet familja e Kurtit.

    Mos i përmendni familjen”, tha Konjufca.

    Derisa kujtojmë që, përderisa tani VV-ja po kërkon të mos përmendet familja e Albin Kurtit por sa ishte në opozitë, nuk kishin munguar ‘sulmet’ ndaj djalit të Thaçit e djemve të Isa Mustafës nga kjo parti.

    Në vitin 2018 Vetëvendosjes kishte mabjtur një aksion të shpërndarjes së fotografive në rrugët kryesore të Prishtinës me pamjet e pushimeve të  djalit të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.

    Sipas tyre, derisa djali i Shefit të Shtetit shëtit nëpër vende të botës, në Kosovë ekziston mjerim i përditshëm, thuhej gjatë aksionit.

    Ndërkohë që gjatë vitit të kaluar VV kishte publikuar një video përmes së cilës ka përmendur ish-pushtetarë e deputetë, por edhe djemtë e Isa Mustafës për të cilët kishin thënë se kishin përvetësuar terminale doganore.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark